Ajo do të jetë gjithnjë kampione e garave të atletikës, kampione Ballkani e Europe, por tani me tërheqjen e ngadaltë nga pista, po merr rolin e trajneres. Luiza Gega po i përkushtohet zbulimit të talenteve të reja dhe forcimit të frymës sportive te të rinjtë.

Në fund të intervistës së saj në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, teksa Aldo po e përshëndeste duke e quajtur “zysh Luiza”, ajo u shpreh e gatshme edhe për disa statuse të tjera.

Aldo: Shpresojmë të quhesh pak më vonë “zonja” apo temë tjetër?

Luiza Gega: Ose “mami”, ose… ka plot statuse!

 Kjo nuk është hera e parë që atletja ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë. Ajo e ka ndarë këtë edhe “Në kurthin e Piter Pan” vitin e kaluar dhe në “Jo Vetëm Modë”, ku ka thënë se “mezi pret të bëhet nënë”./tvklan.al