Luka Modric nuk ka ndërmend të ndahet nga futbolli. Karrierës së tij si lojtar duket se po i vjen fundi, për shkak të moshës, por ai do të vazhdojë të jetë prezent në sportin më popullor.

Sipas gazetarit “Fabrizio Romano”, kroati ka arritur marrëveshjen për blerjen e një pjese të aksioneve të klubit Swansea, që militon në kategorinë e dytë të futbollit anglez, Championship.

Modric do të jetë një nga bashkëpronarët e Swansea, së bashku me Andy Coleman, Brett Cravat, Jason Cohen dhe Nigel Morris. Tre të parët morën 77.41% të aksioneve të klubit Nëntorin e kaluar nga Jason Levien dhe Steve Kaplan, të cilët kishin qenë në krye të klubit për tetë vite.

Kjo lëvizje e 39-vjeçarit nuk lidhet me tërheqjen nga futbolli i luajtur, pasi ai synon të qëndrojë te Reali edhe për sezonin e ardhshëm.

/tvklan.al