Jo vetëm miliardere

Jo vetëm miliardere

22:24 10/09/2019

Kylie Jenner bëhet bamirëse, dhuron 750 mijë Dollarë shoqatës së grave

Jo vetëm si një miliardere dhe një grua e suksesshme, Kylie tashmë po njihet edhe për bamirësitë e saj.

E ftuar në emisionin “Ellen”, miliarderja më e re në botë, foli për marrëdhënien që ajo ka me motrat e saj, për ndjesinë e të qenit e pasur në një moshë kaq të re dhe sigurisht për vajzën e saj.

Por jo vetëm kaq, Kylie së bashku me nënën e saj Kris,  do të dhurojnë një shumë prej 1 milion dollar. Aktualisht ato kanë dhënë 750.000 Dollarë për gratë që sipas tyre janë një shembull.

Çmimi prej 150.000 Dollarësh shkoi për një vajzë të quajtur Samata e cila kishte krijuar një organizatë në ndihmë të grave të cilat ishin të vetme dhe të shkëputura nga familja, ndërsa ato ndihmonin njëra-tjetrën , bëheshin së bashku duke u dhënë mbështetje fëmijëve që nuk kanë mundësi ekonomike.

Dhurimi i parave ishte premtuar një muaj më parë, ndërsa nga shifra e premtuar prej 1 milion Dollarësh akoma nuk janë dhuruar 250.000 të cilat do të jepen javën e ardhshme në spektaklin e drejtuar prej Ellen DeGeneres.

Klan Plus

Të ngjashme