#JoVetëmModë #OrindaHuta #tvklan

“Kam humbur babin dhe nuk e mendoja që do kërceja në dasmën time, isha nusja më kinge”

Pjesë e emisionit “Jo vetëm modë”, në Tv Klan është bërë stilistja Katerina Zoto e cila tregoi eksperiencën e bukur në dasmën e saj. Ajo shprehet se kishte stiluar 13 fustane nusërie për dasmën e saj, por arriti të veshë vetëm 5 fustane në 7 orë dasmë. Madje Katerina ka treguar se ajo ka bërë edhe kostumin e bashkëshortit dhe veshjet e familjarëve të saj.

Stilistja shprehet se për të ka qenë dasma më e bukur sesa e kishte imagjinuar dhe nuk kishte besim tek vetja nëse do mbante dasmën në këmbë sepse ajo ka humbur babain e saj dhe në dasmat e tjera ku ka marrë pjesë nuk është ngritur asnjëherë të kërcejë.

“Unë nuk e prisja që të isha një nuse kaq alegro sepse për fat të keq ne kemi humbur babin dhe unë nuk isha ngritur në asnjë dasmë për të kërcyer. Njerëzit thonin ngrihu se nuk ka gjë që nuk di. Nuk ishte kjo nuk di të kërcej, sa ishte një tabu e brendshme që unë nuk ishte e mundur ta thyeja asnjë herë. Ia kisha pak frikën vetes nëse do isha një nuse që do e mbaja dot dasmën apo jo. Mirë po për fat të mirë dukej sikur nga Zoti më erdhi një fuqi dhe në ato moment u ngrita, gjatë gjithë kohës kam qenë në lëvizje, sa në fund të dasmën, nga çfarë dasme kam qenë, mu duk vetja nusja më kinge”, është shprehur Katerina.

Kateria ndër të tjera tregon se është njohur me bashkëshortin kur ka ardhur në Tiranë, ai studionte në Akademinë e Arteve dhe i kishin shkollat afër. 

Transgjinori: Nuk përdor urban, nuk jam i sigurt dhe familja ime është në panik gjithë kohës

Në emisionin “Jo vetëm modë”, ka qenë i ftuar David Cuka, një transngjinor i cili ka bërë një ekspozitë me fotografi, ku përfshihen portrete gjithëpërfshirëse shqiptare. Davidi  përtej projektit të tij, ka folur edhe për jetën dhe vështirësitë që has në Shqipëri. Ai tregon se që në momentin që ka dalë hapur si transgjinor, nuk udhëton më me transportin publik dhe kudo që shkon, shkon me frikë dhe për të Shqipëria nuk është një vend i sigurt.

David Cuka: Që kur kam dalë haptazi më mungojnë shumë gjëra që kam bërë më herët. Për shembull të dalën vetëm, të përdorurit transport publik, të mund të dal në një event dhe të mos frikësohem apo të mos shikoj që dikush tjetër të ketë qëllime dashakeqe për faktin se jam ky që jam.

Orinda Huta: Do e braktisësh Shqipërinë?

David Cuka: Më lëndon shumë fakti që do e lë Shqipërinë sepse unë dua të punoj dhe kontribuoj në vendin tim, por është një nevojë e imja. Unë nuk jam i sigurt në Shqipëri, nuk ndihem aspak i sigurt për të jetuar në Shqipëri. Familjarët e mi janë gjatë gjithë kohës në panik se do më ndodhë diçka tjetër ose jo dhe kur ty të mungon liria, të dalit si një qytetar është shumë e vështirë.

Po edhe për shkak të tranzicionit, në Shqipëri nuk është e mundur që unë ta vazhdoj, që do të thotë pjesa e tranzicionit, e  nisjes së testosteroneve që unë dua t’i bëj. Shpresoj që atje ku të shkoj të fle pak i qetë në mënyrë që mos të përndiqem nga njerëz të tjerë për vetëm për faktin që jam vetja. /tvklan.al