#JoVetëmModë #OrindaHuta #TvKlan

A është në një lidhje dashurie Melisa? Përgjigjia ngre dyshime tek publiku…

Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan ka qenë Melisa Lleshi e cila foli për pjesëmarrjen e saj në “Dance Albania” dhe për profesionin që ka zgjedhur si mjeke.

Ajo shprehet se dëshiron të bëhet një mjeke ligjore dhe e ka zgjedhur këtë profesion, sepse jeta e saj në televizon apo shoëbizz nuk do të zgjasë për gjithë jetën.

Ajo e mendon këtë profesion pasi të bëhet familjare dhe të ketë një jetë të qetë, Por për jetën e saj private ajo ka ngurruar të përgjigjet duke ngritur disa dyshime.

Orinda HutaMelisa, po përjeton një histori dashurie tani, apo është vetëm histori dashurie me televizionin?

Melisa Lleshi: Unë kam vendosur që për pjesën private timen, pjesën sentimentale dua të them as po as të them jo, thjesht jam mirë.

Nuk i pëlqeu komenti i Kama Sutrës, Melisa Lleshi: Jam kundër batutave prekëse, kam dhe një familje

E ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan ka qenë e ftuar Melisa Lleshi e cila ka folur për profesionin e saj dhe së fundmi për pjesëmarrjen e saj në “Dance  Albania”. E pyetur nëse ka pasur ndonjë mospëlqim ndaj komenteve që ka bërë juria për të, Melisa shprehet se për kërcimin nuk ka se çfarë thotë, por disa batuta që kanë ndodhur e kanë prekur, siç ishte komenti i Ermal Mamaqit ku shprehet se kërcimi i saj ishte si balet Kama Sutre.

Orinda Huta: Komunikimi me jurinë, ke pasur ndonjë mospëlqim karshi komenteve që kanë bërë ndaj teje?

Melisa Lleshi: Në jetë jo gjithçka duhet të na pëlqejë dhe unë jo në çdo moment duhet t’i pëlqej atyre.

Orinda HutaMe kë bie më së shumti jo dakort?

Melisa Lleshi: Tek pjesa e kërcimit unë nuk kam çfarë të them, ndoshta jam pak kundra batutave, batutave pak prekëse.

Orinda Huta: Cila batutë të ka prekur deri më tani?

Melisa Lleshi: Kama Sutra.

Orinda Huta: Pse të preku?

Melisa Lleshi: Ndoshta duhet të marrim parasysh faktin që sido që të jetë sjellja jonë, sido që të jemi ne si personazhe, ne kemi familjen nga pas. Ok do gjykohemi, do paragjykohemi, kjo është e ditur dhe familja e ka marrë parasysh këtë pjesë, por ka një moment të vetëm që mund të bjerë pak më rëndë sesa momentet e tjera dhe nuk e prisja, më erdhi pak papritmas me thënë të drejtën.

Orinda HutaE diskutove më pas?

Melisa Lleshi: Po më pas i kam thënë, u qartësua si gjë dhe më pas u kalua me të qeshur. /tvklan.al

Coca-Cola Bottling Shqipëria Partner Strategjik TEYC, mbështet Mural Art

Melisa Lleshi: Pas 10 vitesh dua të jetoj jashtë Shqipërisë

VIP-at dhe libri? Ja çfarë zbulojnë për publikun!