Jo vetëm modë – Emisioni 2 – Sezoni 10! (17 Tetor 2021)



Jo vetëm modë – Emisioni 2 – Sezoni 10! (17 Tetor 2021)

20:00 17/10/2021

Prima balerina e TKOB Adela Muçollari ka ndarë me “ Jo vetëm Modë” në TV Klan një lajm të ëmbël, ajo është shtatzënë. Adela tha se kishte kohë që përgatitej, por nuk mundi të performonte në shfaqjen e fundit në skenën e TKOB.


Orinda Huta: Të erdhi pak keq që nuk ishte këtu?

Adela Muçollari : Nuk do të thoja që më erdhi keq, por më mundoi. Por mendoj se gjërat e bukura ndodhin për një arsye dhe gjithmonë ndodhin në momentin e duhur.

Orinda Huta: Dhe po pret një?

Adela Muçollari : Po pres një djalë.

Ajo shprehet se është një moment shumë i veçantë në jetën e një femre. Prima balerina tregon se e ka ndihmuar fizionomia e trupit, për një shtatzëni të mbarë dhe se nuk e ka lënë baletin. Në muajin e katërt të shtatzënisë ka performuar dhe ka kërcyer në Itali. /tvklan.al








Të ngjashme