Jo vetëm modë – Emisioni 2 – Sezoni 9! (20 Shtator 2020)


Jo vetëm modë – Emisioni 2 – Sezoni 9! (20 Shtator 2020)

17:17 20/09/2020

Një koncert ndryshe, pa publik në një sallë të re, një performancë e veçantë për inagurimin e skenës së re të Klan Kosovës. Këngëtarja Inva Mula në shoqërinë e orkestrës së televizionit, në piano Genc Tukiçi ka falenderuar artistët që e mahnitën 50 vite më parë, kur ajo ishte fëmijë.

Koncerti “Të du Kosovë” ka sjellë repertorin e këngëtarëve më të famshëm të Kosovës si Nexhmije Pagarusha, Liliana Çavolli, Muharrem Qena, Sabri Fejzullahu etj të kënduara nga Inva Mula.

“Jo Vetëm Modë” nën drejtimin e moderatores Orinda Huta në Tv Klan ka shkuar në prapaskenat e koncertit në Prishtinë të sopranos Inva Mula, ku përveç koncertit Inva Mula ka treguar edhe për periudhën e izolimit se si e ka kaluar ajo.

Inva Mula: Gjëja më e mirë e pandemisë ishte kthimi në familje, ajo afërsia e përditshme që mua personalisht më ka munguar gjithmonë. Kam qenë gjithë kohës në lëvizje, në udhëtime, në koncerte dhe ishte hera e parë që duhet të rrija pranë familjes. Ishte gjëja më e çmuar, tani duhet të matemi mirë kur ikim.

Orinda Huta: Kjo shërbeu edhe për t’ju rikthyer Shqipërisë, vendeve të bukura.

Inva Mula: Unë kam zbuluar Shqipërinë dhe jam mrekulluar. Më ka ardhur shumë keq që nuk e kam bërë edhe më përpara, më ka munguar koha. Turizmi në Shqipëri ka një potencial të jashtëzakonshëm. Ne njohim turizmin bregdetar, por turizmi malor, turizmi i liqeneve, turizmi kulinar.

Orinda Huta: Të mungon ndonjë gjë nga ajo që ke bërë më parë?

Inva Mula: Më mungon skena dhe kur mendoj që të gjitha projektet të cilat ne gjithmonë i ndërtojmë shumë vite më parë. Projekti asnjëherë nuk vjen spontanisht, janë anulluar koncerte shumë të rëndësishme që ne i kishim programuar dy vite më parë, kishim kontrata të nënshkruara, kanë rënë të gjitha. Njeriu duhet të mendoj që në çdo moment të gjej të bukurën e jetës, duhet të gjej mënyra të tjera të të shprehurit.

Orinda Huta: Ti ke një vajzë e cila është e vogël, ka qenë e vështirë kjo periudhë për të? Që t’ja shpjegosh, vendosja e maskës në çdo vend ndoshta ka qenë pak frustruese.

Inva Mula:Po sigurisht, por fëmijët çuditërisht adaptohen më shumë se asnjë njeri tjetër dhe ndoshta atë frikën e pandemisë nuk besoj që e kanë ndjerë e kanë marr edhe me sportivitetin në radhë të parë që nuk kanë pasur shkollë.

Orinda Huta: Do rikthehem edhe njëherë tek pandemia, kemi parë shumë personazhe publik që janë rikthyer gatimit, vet je rikthyer?

Inva MulaSigurisht, jam rikthyer gatimit dhe kam bërë vërtet gjëra që nuk e mendoja si pica, si aktivitet me vajzën e bëmë bashkë. /tvklan.al



Të ngjashme