Jo vetëm mode – Emisioni 27 – Sezoni 8! (15 mars 2020)

Jo vetëm mode – Emisioni 27 – Sezoni 8! (15 mars 2020)

12:47 15/03/2020

“Portret jete” ishte ekspozita e vecante qe Anjeza Dyrmishi prezantoi ne galerine e Muzeut Kombetar ne daten 7 mars. Historite e grave shqiptare te cilat kane tejkaluar sfidat me te veshtira qe dikush mund te mendoje, u rrefyen permes portreteve te tyre.

Historia e Rezartes, vajza e cila mposhti kancerin ne gji. Historia e Kristit, studentes se shkelqyer te juridikut e cila edhe pse ne karrige me rrota, eshte nje prej njerezve me te qeshur qe mund te takosh. Historia e Samantes, vajza e cila u largua nga shtepia vetem per te ndjekur studimet. Historia e Fatimes, gruaja e dhunuar nga babai dhe me pas nga bashkeshorti, e cila thote se s’mban mend te kete patur nje dite te lumtur.

Pjese e ekspozites, ishin gjithashtu gra te njohura te ekranit, edhe ato me nje histori te vecante per te rrefyer, si Rudina Dembacaj, Enada Hoxha, Dorina Mema, Roza dhe Rita Lati, Armina Mevlani dhe Mimoza Mevlani, si edhe Elia Zaharia e cila pozoi e veshur me nje kostum tradicional shqiptar.

Të ngjashme

Grupi

Kallezo