E teksa të rinjtë janë të varur pas teknologjisë dhe gjërave të reja, ka nga ata njerëz që kërkojnë të ruajnë traditën e vendit. E tillë është edhe Tereza Gega. Artiste e tezgjahut, ajo ka treguar për emisionin “Jo Vetëm Modë” se ka marrë çmime të ndryshme për veshjet e saj. Por më i rëndësishmi për të është bekimi i Papës gjatë vizitës që pati në Tiranë.

“Unë kam marrë çmimin e tretë në Ballkan. Titulli mjeshtër gjithashtu. Më e mira është bekimi i Papës sepse unë iu bëra veshjet e gjithë ceremonisë kur erdhën në Tiranë. Të gjithë ata prifta kanë qenë të veshura me veshjet e mia”, tha ajo.

Gega tregoi të gjithë gjërat e vjetra që mban edhe pse nuk përdoren më. Ndër gjërat më të veçanta ishte një arkë e vjehrrës së saj që mund të jetë deri në 200 vjet e vjetër.

“Unë jam shumë e dhënë pas gjërave të vjetra sepse po i hedhin dhe unë i kam blerë vetë me lekë. Janë gjëra të papërsëritshme. Kjo arkë është e vjehrrës sime që ia ka dhuruar nëna vet. Mund të jetë 200-vjeçare edhe më e vjetër. Punime me dorë. Është pelerinë, një gazetare që ma ka kërkuar me kapuç. Këto janë kostume kombëtare. Janë të preferuar”, tha ajo. /tvklan.al