Moderatorja e njohur Fatma Methasani së fundmi ka dhënë një intervistë tejet të veçantë për programin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan.

Vetëm para 4 muajsh, ajo është bërë nënë për herë të parë dhe në program tregoi se si po e përjeton mëmësinë.

Fatma shprehet se emri Noah për vogëlushin e tyre nuk ka qenë një zgjedhje e saj, por e partnerit Alfio.

Alfio nuk ka një shpjegim të qartë, përse i vendosi djalit të tyre këtë emër, e lidh atë me arkën e Noas, por edhe me faktin që vogëlushi ka përjetuar 3 tërmete të fortë dhe erdhi në jetë në një kohë tepër të çuditshme.

Fatma Methasani: Ne kemi filluar që tani të zihemi, se do thotë më parë ma apo ba. Ma i them unë, ba i thotë ai dhe ky i shkreti çmendet. Unë rri pak më tepër, Alfio për shkak të punës e sheh më pak se unë. E zgjon nga gjumi kurdo që vjen sepse thotë unë s’kam qëndruar fare me djalin dhe si rrjedhojë unë duhet ta vë në gjumë. Ngaqë Alfio i ka folur shumë kur unë isha shtazënë dhe kur ishte në bark dhe kur ka qenë i sapolindur ka reaguar kur i foli Alfio për herë të parë, e ndjente që ai po i fliste.

Orinda Huta: Pse Noah?

Fatma Methasani: Nuk e kam zgjedhur unë! Kur mora vesh që isha në pritje të një bebushi kisha idenë që unë do bëj gocë, nuk e di pse. Edhe fillova të bëj demek sikur intuita ime nuk gënjen, edhe i them Alfios që shiko nëse është gocë do ja vë unë emrin, se unë kam patur gjithmonë një emër që më pëlqente shumë për vajza, nëse është çun mund t’ia lësh ti emrin. Ishte çun pastaj i thashë po shiko jo ta lësh ti, ta mendojmë bashkë. Nuk ramë dakord kurrë për emra, emrat e mi Alfios nuk i pëlqenin fare, emrat e Alfios mua nuk më pëlqenin fare. Unë isha në ditët e mia, edhe pak lindja dhe ne nuk kishim një emër për Noah. Edhe Alfio vjen një ditë dhe thotë e kam gjetur emrin dhe nuk dua kundërshtime, dua ta quaj Noah. Ne e kundërshtuam pak në fillim.

Orinda Huta: Po pse donte këtë emër?

Fatma Methasani: Ai nuk e ka një përgjigje të saktë. Thotë që është një emër që i pëlqen, e lidh pak dhe me arkën e Noas. Duke qenë se Noah ka përjetuar 3 tërmete të fortë, erdhi në një kohë të çuditshme. Thotë Noah do të shpëtojë botën sipas Alfios. Kështu që prandaj e la Noah./tvklan.al