Gentian Zenelaj tregon pse u rikthye në skenë me kolegët që pati përplasje.

Episodi special i Klanifornia për Vitin e Ri shënoi rikthimin e një prej pjesëtarëve më të njohur të ish- trupës së “Apartamentit 2XL”, Gentian Zenelaj. Aktori i cili u përfol se kishte patur konflikte me kolegët e tij në skenë, u ribashkua për herë të parë pas shumë kohësh, jo vetëm me miqtë e 2XL, por edhe me Ermal Mamaqin.

Në një intervistë për programin “Jo Vetëm Modë”, në TV Klan, ai u shpreh se publiku ka prioritete të tjera para zënkave mes aktorëve. Ai mori vendimin për të fashitur gjërat dhe për t’u kthyer dhe për të shijuar një nostalgji që kishte kohë që nuk e provonte.

Gentian Zenelaj: Klani si televizion, publiku jonë sigurisht kanë prioritete përpara zënkave që mund të ketë Juli-Genti, apo Genti- Ermali apo Ermali- Juli, që sigurisht kalojnë në një plan të dytë. Për shumë arsye nuk kishte ndodhur ky kthim, ndoshta ngaqë unë isha në një televizon tjetër, ata ishin në një televizion tjetër. Ndoshta që shumë gjëra duhet të ishin shuar me kalimin e kohës, por definitivisht mora përsipër një lëvizje, sigurisht pas bisedave të gjata me Turin, mora një vendim për të fashitur shumë gjëra dhe për t’u kthyer, për të shijuar për sadopak kohë një nostalgji, që unë kisha kohë qe unë nuk e provoja, siç ishte të luaja në spektakël humori.  Megjithëse emisoni “Stop”, bashku me kolegun tim Saimir kemi nuanca të forta humori, prapë ka një farë nostalgjie. Ishte plani për të qenë më tepër i ftuar sporadik, por siç duket gjërat u pëlqyen dhe sigurisht nuk përtova ta bëj. Bashkë me Turin, me Julin edhe me shumë kolegë të tjerë kemi eksperiencë të mirë më skeç show. Bëmë shumë mirë që lëvizëm, se vërtet karantina do ta kishte bllokuar si spektakël humori, siç bllokoi shumë spektakle në Shqipëri dhe lëvizja strategjike ishte gjë shumë e mirë, pra e la spektaklin të vazhdojë./tvklan.al