#JoVetëmModë #OrindaHuta #TvKlan #rolandhysi #armirhysi #fjoridardha #elonabakiu

“Nuk do mësohem kurrë”, Fiori Dardha kujton humbjen e nënës: Dhimbje që vetëm rritet

Një dhimbje e fortë në jetën e Fiori Dardhës është humbja e nënës së saj. E emocionuar, Fiori flet në “Jo  Vetëm Modë”  në Tv Klan për njeriun që i mungon çdo ditë, kujtimet që i ka lënë pas dhe bisedat me të në vendin ku prehet.

Fiori Dardha: Nuk do mësohem kurrë me mungesën e saj, se thonë ndonjëherë që mësohesh edhe me mungesën, nuk mësohesh, është një dhimbje që çdo ditë vetëm rritet. Ajo që më bën të shkoj përpara, që të them çdo ditë jeta është shumë e bukur është pikërisht mami im. Kujtimi që më ka lënë, këshillat që më ka lënë dhe kur ka momente delikate, të vështira ose që për mua kanë një domethënie ndryshe në jetën time, e di cili është vendi parë ku unë shkoj? Vendi kur prehet mami im.

Ndonëse nuk takohet në ëndrra me të shtrenjtën e saj, Fiori rrfëen se nuk është e vetmja që e ka përjetuar kaq fort ngjarjen e trishtë.  Djali i saj 10-vjeçar, Abeli, ruan ende me fanatizëm sendet e gjyshes së tij.

Fiori Dardha: Për Abelin ishte një humbje aq e madhe dhe e fortë, sa Abeli thuajse nuk e përmend gjyshen e tij. Ka mënyrat e tij për ta kujtuar, ne kemi ende në shtëpinë disa objekte që ndodhen aty ku i ka lënë mami im, ende nuk i kemi hequr veshjet e saj dhe kur ne bëjmë ndonjë ndryshim, qoftë për të pastruar, Abeli refuzon.

“M’u bë ves”, Fiori Dardha martohet për herë të dytë me të njëjtin person

Gazetarja e njohur Fiori Dardha është martuar për herë të dytë me të njëjtin person. Siç thotë vetë ajo, “iu bë ves”, aq sa dëshiron të gjejë gjithnjë shkaqe për një ngjarje të tillë të bukur. Si erdhi kjo dasmë e dytë, emocionet dhe organizimin e saj, i tregon të gjitha për “Jo Vetëm Modë”në Tv Klan.

Fiori Dardha: Ndihem vërtet shumë me fat. Fakti që martohem, bëj dy dasma me të njëjtin person tregon që…

Orinda Huta: E kishe menduar ndonjëherë kështu?

Fiori Dardha: Jo, nuk e kisha menduar. Erdhi krejt rastësisht. Ne bëmë një dasmë para 5 vitesh, që ishte një dasmë e madhe, tradicionale. Unë doja që ditën e celebrimit ta kishim më 9 Mars që përkon me ditën e lindjes së Abelit. Kur shkova në njësinë administrative më thanë që nuk mundet sepse duhet bërë shpallja. Për momentin e lashë, thashë do ta bëj 9 Marsin tjetër dhe kështu kaluan 5 vite, pa u celebruar. Të gjithë na dinin të martuar, por në fakt, zyrtarisht nuk ishim të martuar.

Më erdhi ideja që celebrimin ta bënim për 50-vjetorin e bashkëshortit. Unë tentova t’ia bëja në formë surprize, por ishte e pamundur sepse për t’u martuar dy persona duhet miratimi i të dyve, kështu që mbeti një surprizë në tentativë. Im shoq e vlerësoi shumë faktin që mua më kishte shkuar pas kaq vitesh mendja sërish të martohesha me të njëjtin person.

Ndërsa rrëfen se bashkëshorti i saj u emocionua dhe vetë ajo e shijoi sërish veshjen e bardhë, e shoqëruar në altar edhe nga djali i saj, ndodhi edhe një ‘incident’ gazmor gjatë ceremonisë.

Fiori Dardha: Si mbaroi e gjithë ceremonia, unë u kujtova që bashkëshorti nuk më kishte propozuar kështu që kam një arsye për të organizuar një tjetër festë.

Orinda Huta: Por megjithatë more edhe një unazë.

Fiori Dardha: Po. Në momentin që zonja e bashkisë më pyeti “e ke unazën për bashkëshortin?”, “jo” i thashë, “por unë kam”. Dhe ngaqë nuk dija si të reagoja i thashë Nardit “të lutem hiqe unazën e fejesës” dhe bëmë një manovrim të vogël. Ia hoqa unazën e fejesës dhe ia vendosa, ama unë mora unazë.

Në gishtin e Fiorit ndrin një unazë me rubin, gurin e saj të preferuar dhe diamant, duke krijuar një kurorë të vogël dashurie.