Në episodin e parë të “Jo vetëm modë” do të ndiqni:

– Si ka ndryshuar trendi i muzikës shqiptare dhe përse rreperët janë artistët më të vlerësuar të momentit?

– Në 20 vjetorin e “Opinion”, kamerat e “Jo vetëm modë” ishin aty për të zbuluar detaje të reja të organizimit.

– Rozana Radi i kthehet aktrimit, puthje të nxehta mes dy modeleve dhe Laura Vorpsi zbulon eksperiencën si nënë e re.

– Si të vishni një palë xhinse në katër mënyra të ndryshme? Modelja Dania Bazaiti ka disa sugjerime.

– Njihuni me artistin e make up-it dhe flokëve Astor Hoxha dhe historinë e tij të suksesit.