#JoVetëmModë #OrindaHuta #tvklan #Lebeauté #JolaHysaj #MbretiLir

Jola Hysaj: Nëna ime ka qenë gruaja e parë që ka mbajtur fjalim krah Azem Hajdarit dhe Sali Berishës

Në emisionin “Jo Vetëm Modë” është intervistuar anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së Jola Hysaj e cila ka treguar dhe arsyen pse u përfshi në politikë. Ajo shprehet se përveç vokacionit të brendshëm që e shtyn të ragojë sa herë që shikon padrejtësi, është dhe një trashëgimi familjare.

Orinda Huta: Pse u përfshive në politikë?

Jola HysajUnë kam 17 vjet që jam pjesë e degës së Durrësit, kam qenë dhe nën kryetare forumi. Nuk është vetëm një trashëgimi familjare, por është një vokacion i brendshëm i cili të shtyn të reagosh sa herë shikon padrejtësi. Gjyshi im ka qenë diplomat dhe ka studiuar në Bullgari dhe Romë. Ka qenë një nga gjeostrategët e vetëm të periudhës së Zogut. Në periudhën e regjimit komunist çdo gjë u shua. Gjyshja ime është internuar 8 vjeç dhe ka dalë që atje 18 vjeç.  Më pas imë më pas rënies së Demokracisë është angazhuar gjatë gjithë kohës dhe ka qenë gruaja e parë që ka mbajtur fjalim e parë në Shiajk krah Azem Hajdarit dhe Sali Berishës.

Gjyshja ime tregonte gjithmonë një përrallë që quheshe Tranabardha, ishte historia e një vajze që futeshe në një kamp si vajzë por mundoheshe që të gjithë të mendonin se ishte djalë. Në 2017 rastësisht në në zyrën e të Presekutuarëve në Tiranë për shumë pak sekonda unë kam pasur mundësinë që të shoh dosjen e saj. Mes lotësh e kam marrë në telefon dhe i them t’i më ke gënjyer mua. Ajo më thotë unë nuk të kam gënjyer kurrë në jetën time. Ti më ke gënjyer se Tranabardha je ti dhe ajo nga ana tjetër filloi të qante. Po ti ku e more vesh më tha dhe ai ka qenë momenti në të cilin unë kam vendosur që do merrem me politikë.