Emisioni “Jo Vetëm Modë” ka nisur këtë të shtunë sezonin e ri në Tv Klan. Nën drejtimin e moderatores dhe këngëtares së njohur Orinda Huta, emisioni do të vijë me risi të shumta për shikuesit.

Teksa nisi puntatën e parë, moderatorja tha se këtë sezon “Jo Vetëm Modë” do të ketë eksperiencën e artizanëve të ndryshëm, do të ketë kulturë, art, arkitekturë të mirë dhe udhëtime të bukura.

Jam e lumtur t’iu jap mirëseardhjen në këtë sezon të ri në Televizionin Klan në ‘Jo Vetëm Modë’, ku nuk do të ketë vetëm modë. Do të ketë eksperiencën e artizanëve, do të ketë kulturë, art, do të ketë arkitekturë të mirë, udhëtime të bukura, por do të ketë edhe modë nga ajo e larta fare. Na ndiqni

”, tha moderatorja. “J

o Vetëm Modë

” transmetohet çdo të shtunë në orën 17:30 në Tv Klan.

/tvklan.al