#JoVetëmModë #OrindaHuta #TvKlan
“Real Therapy Clinic”, iniciativa e dy motrave. Fizioterapistja e cila shëron me duart e saj
Autori i “Love Island Albania” Albert Dumani-rrugëtimi i patentës ndërkombetare në Tv Klan
Një reality-show larg banalitetit, Dumani për edicionin e parë të “Love Island Albania”: Revolucion për mentalitetin shqiptar
Autori i edicionit të parë të “Love Island Albania” ka folur sot për ‘Jo Vetëm Modë’ me detaje për gjithë punën e bërë me këtë projekt televiziv. Ai thotë se ky format në vendin tonë, erdhi me një risi.
“Unë kam qenë që në gjenezë të këtij formati televiziv, duhet të ishte në nivelin e simotrave të saj në shtete të tjera, ne ishim vendi i 25-të që do të bënim Love Island. Skepticizmi i tyre për një vend të vogël siç është Shqipëria e më pas futja për herë të parë e elementit show në këtë formë. Asnjë shtet tjetër se kishte bërë më parë kështu që ne ishim pionerët e parë që po krijonim një degë tjetër speciale, që quhej shoë live në prime time. Mungonte në Klan një reality dhe pse jo për të zgjedhur dashurinë. Ishte në momentin e duhur dhe për të treguar që televizioni Klan mund të bëjë dhe projekte madhështore siç ishte Love Island.”
Audicionet i përshkruan si një periudhë me peripeci për shkak të fazave në të cilët aplikantët duhet të kalonin.
“Kanë qenë shumë të vështira sepse ndryshe nga formatet e tjera, filloi faza e parë e aplikimeve, kaloi në disa faza. Kanë bërë video-calls, më pas takimet live. Ishin të vështira sepse asnjë konkurrent nuk duhet të njihte njëri-tjetrin. Kemi ndenjur rreth 3 javë për të bërë audicionet live në studiot e televizionit Klan. Kështu që kjo ishte lodhja, peripecia e audicioneve dhe në fund arritëm në kastin që u përzgjodh. Ne përzgjodhëm konkretisht 23 ishullorë të cilët besoj dhe publiku i pëlqeu, ishin të denjë për të qenë protagonistë në këtë format.”
“Besoj që ja arritëm të sjellim në ekran një reality-show larg banalitetit, zënkave, sherreve”, thekson Dumani.
Më tej, ai ndalet dhe tek prapaskenat.
“Ky format ishte revolucion dhe për mentalitetin shqiptar, ballkanas, por sidomos dhe shqiptar. Gjatë qëndrimit në vilë unë kam pasur telefonata nga mami, babi, halla, tezja e ishullorëve. Arriti deri diku që nëna e dikujt tha “të rrijë në program vetëm mos të flejë në të njëjtin krevat me një djalë.” Edhe ata vetë, i përgëzoj, madje dhe familjarët që na besuan dhe e panë se është një program televiziv ku asgjë nuk është e shtirur, pra ne ishim te seksualja dhe jo tek seksualia e gjësë. Unë vetë personalisht jam marrë me 5, 6 prej tyre që kërkonin dhe të dilnin. Ato zënkat, “nuk e përballoj dot, nuk rri dot, nuk më pëlqen filania. ”
Faktin që formati kaq i ndjekur nuk u transmetua 24 orë live, Dumani e arsyeton me zbatimin e patentës ndërkombëtare e cila ka funksionuar e tillë në të gjitha shtetet e tjera.
“Ishte kërkesë e patentës, është krijuar kështu që nuk është 24 orë live, por vetëm një përmbledhje e pjesëve më pikante që ndodhnin gjatë ditës. Në 24 orë të përmblidhej në 50 minuta ishte goxha e vështirë… ”
Po a ka ai një çift të preferuar?
“Unë nuk i ndaja dot, ishin të gjithë të preferuarit e mi. Kam qenë me ta që në audicione. Të gjithë ishin të mirë. E gjitha ka qenë në dorën e tyre.“
Pse ishin pikërisht Ueda dhe Arlindi fituesit? Dumani: Ndjenin për njëri-tjetrin, të dy të këndshëm
Ueda dhe Arlind janë fituesit e edicionit të parë të “love Island Albania”, e për ta autori i formatit Albert Dumani ka fjalët më të mira.
“Ueda ishte personazh që pëlqehej shumë, qëkur ajo u fut në “Love Island Albania”. Ata u puçën bashkë dhe shkonin me njëri-tjetrin, edhe fizikisht flas. Të dy bjondë, të këndshëm. Marrëdhënia e tyre ishte e vërtetë. Ata u puthën, ndjenin për njëri-tjetrin, rrinin bashkë. Te foleja shkuan bashkë, arritën ta sillnin bukur. Nuk ishte propozim zyrtar për fejesë, sepse duhet pyetur familja. Unë si autor i këtij formati dua që lidhja e tyre të vazhdojë, ky është suksesi. Vitin tjetër përshembull në sezonin e dytë, do të donim shumë të shikonim se si ka vajtur ajo marrëdhënia e tyre e dashurisë jashtë. Ju uroj një jetë të lumtur, të martohen, pse jo dhe me një bebe të vogël.”
Ueda shprehet për “Jo Vetëm Modë” se nuk u bë pjesë e formatit për të fituar, por për të gjetur njeriun e zemrës. E po njësoj thotë dhe Arlindi.
“Pikësynimi s’ka qenë kurrë finalja, por të gjeja dikë. U gjenda me Uedën.”
“Jemi tipa shumë të njëjtë. Ndoshta e kemi pasur pëlqimin, por nuk e kemi pranuar. Më pëlqen si kujdeset, është shumë i vendosur, me këmbë në tokë. Kemi qenë vetvetja, e duam njëri-tjetrin shumë”, shton më tej Ueda.
“Dashuria e vërtetë, sinqeriteti te një çift që e respekton njëri-tjetrin me norma ashtu siç duhet, ka qenë e dukshme. Nuk luhet me diçka të tillë”, përfundoi Arlindi.
Pseudonimi i Ueda-Arlind, shkëmbimi i fjalëkalimit dhe 3 fëmijët që ënderrojnë
Si dy zogj të dashuruar! Arlindi dhe Ueda kanë plane përtej dasmës: Do bëjmë 3 fëmijë
Rrëmbyen çmimin e “Love Island Albania” e veç kësaj siç shprehen ata, gjetën dashurinë e jetës. Po sa mirë e njohin njëri-tjetrin, Ueda dhe Arlind? Sot në “Jo Vetëm Modë” i treguan të gjitha!
Puthjen e parë ata e kujtojnë kështu:
Ueda: Ndjesi shumë e bukur, sikur nuk ishte e para.
Arlind: Si mund ta përshkruaj?! S’di, tronditje dhe paralelisht diçka që s’më ka ndodhur përpara.
Po pseudonimet?
Arlindi: E kam në telefon emrin, Eda me 3 zemra të kuqe. I them dhe sy poç, kur më sheh me ato sytë e bukura.
Ueda: Unë e kam vënë Lindi me një zemër të kuqe. I thërras Lindi, zemër, shpirt…
Uedën e mahnit pjekuria dhe buzëqeshja e Arlindit.
“Vdes për buzëqeshjen e tij!”
Ndërsa Arlindi thotë se “ia ka plotësuar të gjitha”.
Dasëm e kanë deklaruar që do bëjnë, madje kanë në plan të sjellin në jetë 3 fëmijë.
Ueda: Unë dua 3 vajza, po edhe një djalë.
Arlindi: Ça të na fali zoti!
Bujar Luca, pikturat e “ndaluara” i ruante në dhomën e gjumit. 71 vepra në COD
/tvklan.al