#JoVetëmModë #OrindaHuta #TvKlan
35 pikturat e Ilir Paços të krijuara gjatë edicioneve të lajmeve
Driada Dervishi sjell në skenë “Vanja & Sonja & Masha” prapaskenat e shfaqjes
Sergei Canaj përtej “Love Island Albania”.Dedikimi i rradhës në muzikë e pikët që i jep ishullorëve
“Xhoana mos të ecë si beb, Artemis më pëlqen”, Sergei mesazh për konkurrentët e “Love Island Albania”
Sergei Canaj shprehet se pas largimit nga “Love Island Albania”, jeta e tij ka marrë një rrjedhë tjetër. E për këtë duket mëse i lumtur.
“Mund të themi se jeta ime ka ndryshuar gati 360 gradë, deri tani kam pasur vetëm mesazhe pozitive. Po të kisha mundësi të futesha prapë në vilë do jepja maksimumin, do trazoja ujërat.”
Në intervistë për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan këtë të Shtunë, ai ka një mesazh për secilin nga konkurrentët që vijojnë qëndrimin brenda vilës luksoze në jug.
“|Aleksandros i them të përdorë më shumë ndjenjat se mendjen, se më duket sikur po gabon. Stivit mos të jetë shumë i shtirur dhe i ngjitur nga mbrapa. Glenit do i thoja të shprehet më shumë se më ngjan sikur është në gjumë. Arlindit do i thoja kujdes mos të dashurohesh shumë shpejt. Nëse do isha në vilë akoma, Harisin do e quaja kundërshtar, më ngjan shumë në ajër. Everaldo duhet të ecë pak me zemër. Salionit më shumë aktiv dhe Ildës mos të jetë aq shumë e shtirur, t’i bëjë gjërat serioze se e kanë humbur komplet esencën e emisionit që është ‘të duash dikë aty’.
Artemis më pëlqen dhe Amadea është shumë mirë vetëm mos të bëhet xheloze. Xhoana mos të ecë si beb, karakteri i saj që kërkon vetëm vëmendje. Sofiela të futet pak në lojë, se më ngjan sikur po e përdorin, Aishës do i thoja të jetë më e vendosur.”
Nga një koment ka dhe për dy opinionistët e spektaklit.
“Olti Curri është njeri i madh, me shumë vlera do doja të mbeteshim miq. Për Dalina Buzin është e rëndësishme përderisa është opinioniste. Mund të jem kurjoz për prurjet e reja, por ata që janë aty nuk i mendoj.”
I fiksuar pas palestrës, Sergei vlerëson me nota ‘ishullorët’ për format trupore: Ildës i jep një 0
Një tjetër pasion veç muzikës për Sergein është palestra. Ish-konkurrenti i “Love Island Albania” tregon sot në një intervistë për “Jo Vetëm Modë” se është ushtruar që kur ishte adoleshent.
Ai thotë se veç ushtrimeve në palestër, bën dhe boks. E teksa na flet për obsesionin e tij ndaj një trupi të bukur e të shëndetshëm, ai ka një notë për secilin nga ishullorët, për pamjen e tyre.
Sergei Canaj: Nga 1 në 10, Salionit i jap notën 3. Aleksandro 2 në 10, Stivi 1 ose 0.5. Gleni 6, Arlindi 7, Haris 5, Everaldo 4, Ilda 0, Artemis 6, Amadea 5, Iris 6, Xhoana 2, Sofiela 3.
Sergei shprehet po ashtu se ushtrohet 6 ditë të javës, thuajse 3 orë në ditë.
“Aktiviteti fizik për mua është shumë i rëndësishëm, ushtrohem gati 3 orë në ditë. Nëse nuk kryej një aktivitet fizik gjatë ditës, nuk jam zgjuar akoma. Stërvitem 6 herë në javë. Një nga esencat e Sergeit është palestra. Kam punuar me pjesën e shpinës, jam munduar të ushqehem me proteina dhe karbohidrate. Jam motivuar nga filmat që kam parë, ka nisur herët që në klasë të 7-të, duke u marrë me paralele dhe derisa arrita në fizikun që doja, mund të quhem instruktor. Me boks kam qenë on-off për rreth një vit.”/
“Sytë dhe format sensuale”, vajza ideale për Sergein duket fiks si Ueda
Vajzën ideale, ish-konkurrenti i “Love Island Albania” Sergei Canaj e përshkruan me karakter të fortë dhe të zgjuar. E për pamjen, thotë se e tërheqin sytë dhe format sensuale.
Teksa përshkruan më shumë në detaje, ai thekson se ndoshta Ueda, një nga konkurrentet e reja që i është bashkuar vilës në Palasë, mund të ishte interesante për të.
“Doja ta provoja si eksperiencë sepse më ngjante plot emocione, plot surpriza, të shikoja limitet e mia. Të gjithë të afërmit e mi kanë qenë pro që unë të bëhesha pjesë e “Love Island Albania”. Për një kohë të shkurtër që qëndrova në vilë për famën se për të krijuar ndjenja.
Vajza ideale për mua është një karakter i fortë, e sinqertë, shumë e zgjuar. Nga pamja fizike më tërheqin format sensuale, sytë më tërheqin shumë. Kjo vajza që unë përshkrova pak më parë, mund ta cilësoj si konkurrentja e re që hyri, Ueda. Kur kam hyrë në vilë se kam menduar asnjëherë finalen, por nuk e mendoja se do të dilja që javën e parë”, thotë Sergei.
Dedikim për Ildën? Sergei vjen me një projekt muzikor
Sergei Canaj është konkurrenti i parë i cili u largua nga “Love Island Albania” dhe dalja e tij jashtë vilës luksoze mori shumë vëmendje.
Në një intervistë për ‘Jo Vetëm Modë’ ai thotë se tashmë po i përkushtohet projekteve muzikore, duke qenë se ka qenë një ëndërr e hershme e tij.
Sergei: Gjithmonë më ka tërhequr muzika dhe gjithmonë kam shkruar tekste, por nuk kam marrë iniciativën që të nis disa projekte. Iniciativën dhe kurajën për të punuar më shumë me muzikë ma ka dhënë shoku im i ngushtë, Arseni. Dikush tjetër që më ka dhënë një dorë për t’u marrë me muzikën ka qenë producenti Trinium Beats . Pasioni dhe puna më kanë bërë që të besoj që mund ta arrij ëndrrën time për muzikën. Artisti im i preferuar që do doja të bashkëpunoja është Mc Kresha dhe Dave një nga reperët më të spikatur në UK. Kënga e jetës për mua, Mc Kresha “Era” dhe Eminem “I’m sorry mama”. Kënga që më kujton lidhjen e fundit, Elai “I joti”.
I pyetur nëse kënga që po përgatit është dedikim për Ildën ai shprehet kështu: Me atë jam duke punuar dhe mendoj se mund të marr disa vargje nga ajo lloj poezie për t’i kthyer në këngë. Disa vargje, por jo të dedikuar Ildës.
Evoluta e Kastro Zizos mbledh personazhe publik.Të mirat & rreziqet e inteligjencës artificiale