‘Jo Vetëm Modë’ zbulon detaje nga përgatitjet e dasmës së çiftit të shumëpërfolur

‘Jo Vetëm Modë’ zbulon detaje nga përgatitjet e dasmës së çiftit të shumëpërfolur

21:23 07/09/2019

Shtatori konsiderohet si muaji i dasmave, e pas disa ditësh do të kurorëzojnë dashurinë e tyre një çift shumë i njohur i showbizit shqiptar.

“Jo Vetëm Modë” në Tv Klan ka zbuluar se këngëtari Blero dhe modelja Afrona Dika po bëjnë përgatitjet e fundit për dasmën e tyre, e cila do të mbahet më 21 Shtator.

Ata kanë zgjedhur që marrëdhënien e tyre 4-vjeçare ta kurorëzojnë në një ceremoni martesore në bregdetin shqiptar.

Alketa Vejsiu, drejtuese e ‘Class Event’, na tregon disa detaje nga përgatitjet e dasmës së çiftit të përfolur në mediat rozë.

“Afrona jeton në Zvicër dhe kemi kontaktuar kryesisht virtualisht. Blero ka qenë më aktiv. Do të jetë një dasëm që do të bëhet përsëri në Shqipëri, zgjidhet gjithmonë bregdeti i Shqipërisë. Kosova ka gjithmonë një vlerësim të jashtëzakonshëm për bregdetin e Shqipërisë dhe mendoj që ata janë ambasadorë shumë të rëndësishëm të turizmit bregdetar në vendin tonë. Kështu që do të jemi në Lezhë, në Shëngjin, tek Rana e Hedhun. Kemi dhe atje një tendë buzë detit. Është zgjedhur përsëri ngjyra e bardhë. E bardha dominon. Një kokteil shumë interesant që njerëzit do të shijojnë në pjesën e perëndimit të diellit“, është shprehur Alketa Vejsiu. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT