Limoni mund të jetë një përbërës mjaft i mirë në gatim, por ai gjithashtu njihet për vetitë e tij të rëndësishme për lëkurën dhe flokët.

Limoni është efektiv edhe për heqjen e njollave. Shtrydhni pak lëng limoni mbi njollë dhe gjithashtu shtoni dhe pak kripë. Lëreni të qëndrojë për disa orë, para se ta lani.

Përdorni limonin për të luftuar edhe erën e keqe që vjen nga frigoriferi. Mund të vendosni një gjysmë limon brenda tij, për të larguar çfarëdolloj arome.

Lëngu i limonit mund të përdoret gjithashtu për të zbardhur thonjtë në mënyrë natyrale. Thjesht shtrydhni gjysmë limoni në një tas me ujë të vakët dhe më pas vendosni duart tuaja në të, për të paktën pesë minuta.

Gjithashtu përdorimi i tij mund t’ju ndihmojë të luftoni zbokthin. Kur lani flokët, mund të aplikoni lëng limoni dhe mbajeni për 10 minuta, para se t’i lani si normalisht. Lëngu i limonit thuhet se përmban një lloj acidi, që mund të ndihmojë në largimin e zbokthit nga rrënjët./tvklan.al