Buzëkuqi është një nga produktet më të përdorura të bukurisë. Por, a e dini se përveç buzëve ekzistojnë edhe pesë mënyra të ndryshme për të përdorur këtë produkt?

Mund të përdorni buzëkuqin në faqe, për të krijuar një skuqje të lehtë të tyre dhe tepër natyrale. Zgjidhni një ngjyrë që përputhet në buzët dhe faqet për një pamje mahnitëse.

Një buzëkuq mund të përdoret edhe për kryerjen e kontureve. Faqet e konturuara me buzëkuq krijojnë një pamje tejet natyrale.

Nëse preferoni buzëkuqin e lëngshëm, atëherë mund ta përdorni atë si një rimel, për të krijuar një pamje krejtësisht ndryshe në fytyrën tuaj. Zgjidhni buzëkuqin e preferuar, mund të eksperimentoni me ngjyrat, për një pamje të freskët dhe verore.

Gjithashtu buzëkuqin mund ta përdorni për të krijuar edhe dritëhijet poshtë syve. Kohëzgjatja e saj është tepër afatgjatë.

Sipas ekspertëve buzëkuqi i kuq mund të fshehë rrathët e errët. Aplikimi i tij përpara vendosej së make-up mund të ndihmojë në eleminimin e rrathëve./tvklan.al