Kur themi “Jugu i Shqipërisë” menjëherë na vijnë në mendje plazhet fantastike me atë ujin e kristaltë që çdo vit mbledhin qindra mijëra turistë, jo vetëm nga Shqipëria.

Por kombinimi i turizmit detar me atë të traditave, janë në fokus të festivalit të përvitshëm “South Outdoor”, që vjen për të treten herë radhazi në Shqipëri dhe këtë vit do të zhvendoset në fshatin piktoresk të Borshit.

Anke Petersen, drejtuesja e programit :

Festivali është mbi çdo gjë që jugu promovon, jo vetëm natyra  por edhe sporteve, muzikës, kulturës dhe ushqimeve tradicionale. Ne duam të ndryshojmë mentalitetin që jugu është vetëm për plazhin, për detin sepse ai gjithashtu ka malet dhe shumë atraksione të tjera dhe aktivitete që mund të ofrohen aty gjithashtu.

Jo vetëm një natyrë e jashtëzakonshme por muzikë, sport, traditë dhe kuzhinë tipike shqiptare është ajo çka do mund të shijohet në Borsh nga data 26 deri në datën 29 Prill.

Edicioni i parë i “South Outdoor Festival” u zhvillua në Pilur me rreth 3000 pjesëmarrës, numër që u dyfishua në edicionin e dytë të mbajtur në fshatin turistik të Vunoit.

Tv Klan