At Spiro Katundi ndonëse është në krye të kishës së Mitropolisë në Korçë prej 14 vitesh, ndan me të tjerët edhe pasionin e tij për muzikën. Ai ka filluar të këndojë shumë herët, që para se të bëhej prift. Po ashtu ka krijuar dhe shumë tekste këngësh. Ka marrë pjesë në koncerte e festivale dhe ka qenë pjesë e estradës së Korçës.

Sot ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të rrëfyer jetën e tij dhe pasionin për muzikën.

“Babai im ka qenë prift dhe unë e kam parë të veshur kështu siç jam unë sot. Kur u mbyllën kishat e pashë të veshur civil. Kur kishat u rihapën sërish njëri nga djemtë e shtëpisë duhej të vijonte atë që u la në mes nga babai dhe shkova unë meqë kisha zë. Sepse kisha muzikën e ka primare. Kur kam veshur për herë të parë veladonin e priftit më 1992, sapo mbarova shërbesën kam shkuar tek varri i babait dhe ndeza qiri.

Nëse nuk do të isha bërë prift do isha bërë këngëtar. Për herë të parë në skenë kam dalë me Teatrin e Kukullave të Korçës. Aje u dallua vokali im dhe më thanë: “Pse nuk këndon?” U angazhova dhe për 15 vite në estradën e qytetit të Korçës dhe kam kënduar në aktivitete të ndryshme. Muzika vazhdon të mbetet një nga dashuritë e mia, por më tepër jam i angazhuar me tekstet e festivalit për fëmijë të qytetit të Korçës. Jam vlerësuar me çmime vazhdimisht”,

tregoi At Spiro Katundi.

/tvklan.al