Babë e bir kanë përfunduar në prangat e autoriteteve policore në Fier, pasi iu gjetën 31 kilogramë kanabis. Ata janë B.G, 51 vjeç dhe A.G, 27 vjeç, banues në Patos.

Droga u gjet në shtëpinë e tyre, ndërsa nga kontrolli i ushtruar në servisin e kasetofonave në pronësi të tyre, u gjetën edhe disa doza me kanabis.

Policia thotë se arrestimi i personave në fjalë erdhi falë bashkëpunimit me qytetarët, si dhe punës së mirëorganizuar.

/tvklan.al