Ulja e temperaturave ka rritur ndjeshëm numrin e personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjenca. Vetëm në shërbimin infektiv paraqiten mesatarisht mbi 80 të rritur në ditë ndërsa tek fëmijët kjo shifër shkon afro 200. Mjeket thonë se jemi në sezon gripal, por virusi nuk është izoluar ende zyrtarisht.

Pëllumb Pipero, mjek infeksionist, shërbimi infektiv QSUT:

Ende nuk kemi rast të konfirmuar me grip nga ISHP, por raste gripngjasuese kemi, ç’ka do të thotë se ka filluar sezoni i gripit…në krahasim me vitin e kaluar këtë vit është relativisht më i lartë.”

Makbule Naipi, mjeke pediatre, Poliklinika 10:

Kryesisht infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore në formën e riniteve dhe bronkiteve, deri diku të diskutueshme.

Por për të përballuar urgjencat në rritje, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar ngritjen e 4 urgjencave pediatrike me sistem 24 orësh në Poliklinikën 8 në zonën e Bllokut, 10  tek Oxhaku, 7 në Laprakë dhe 6 në Kombinat.

“Me keqardhje them që nuk frekuentohet. Nuk ka ardhur asnjë vizitë pas orës 20:00 të darkës”

Për festat e fundvitit  me urdhër të ministres se Shëndetësisë janë vënë gatishmëri të gjitha spitalet e vendit, shërbimi i autoambulancave dhe njësia e helikopterëve.

Tv Klan