Aktori i Hollivudit  Joaquin Phoenix ka pranuar të luajë rolin e Joker-it në filmin më të fundit.

Regjisori i filmit Todd Philipps u shpreh se 43-vjecari është kandidati ideal për këtë rol. Phoenix ka luajtur në filma të famshëm si HER dhe Gladiatori.

Ndër vite janë prodhuar goxha filma që kanë përfshirë personazhin Joker, të cilët kanë arritur shumë fitime. Produksioni më i fundit ishte filmi “Suicide Squad” në vitin 2016, ku roli i Joker u luajt nga aktori dhe këngëtari  Jared Leto.

Por version më i pëlqyer nga fansat i këtij personazhi, ka qenë ai i luajtur nga aktori i ndjerë Heath Ledger, në filmin “The dark knight”. 

Pak pas vdekjes së tij, Ledger  u nderua dhe me çmimin Oskar, në vitin 2009.

Klan Plus