Jodi, përbërës esencial për zhvillimin e bimëve



Jodi, përbërës esencial për zhvillimin e bimëve

19:10 24/02/2021

Jodi është një element thelbësor jo vetëm për shëndetin e njeriut, por edhe për atë të bimëve. Në fakt shërben për një fotosintezë efikase, një lulëzim më të mbarë, prodhim më të mirë të farave dhe rritje të biomasës.

Zbulimi mban firmën e PlantLab të Inistitutit të Shkencave në Sant Anna të Pisës dhe është publikuar në revistën shkencore Frontiers in Plant.

Laboratori i suksesshëm ka kryer studime mbi këtë gjë prej 20 vitesh, dhe sipas njërit prej autorëve që flet për agjencinë italiane të lajmeve Ansa, është arritur të verifikohet roli pozitiv që ka Jodi mbi bimët edhe kur përdoret në sasi shumë të vogla. Por më e rëndësishme është edhe vertetimi i pranisë së Jodit tek proteinat vegjetale, deri tani 82 të identifikuara. Këto të fundit janë të përfshira në procese të ndryshme si aktivizimi i një sistemi alarmi që mbron bimën nga dëmet e shkaktuara.

Konkluzioni është se Jodi është një përbërës esencial për rritjen dhe zhvillimin e bimës, dhe mban të njëjtën rëndësi që ka hekuri dhe magnezi. Kërkuesit shpjegojnë se pjesa më e madhe e terreneve bujqësore dhe të ujit të vaditjes përmbajnë nivele shumë të ulëta të jodit, që si rrjedhojë nuk asimilohet nga bimët. Kështu që mungesa e tij shkakton të njëjtin dëm që shkakton mungesa e çdo lloj mikroushqyesi tjetër që ka rol në rritjen në mënyrë të shëndetshme tek bimët.

Klan News







Të ngjashme