Presidenti Amerikan Joe Biden, ka bërë një premtim shpresdhënës për të gjithë qytetarët e shtetit më me influencë në botë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Biden ka njoftuar se 90 % e amerikanëve do të kenë mundësi të marrin njërën nga vaksinat e miratuara për t’u imunizuar ndaj virusit të rrezikshëm Covid-19.

Sipas kreut te Shtëpisë së Bardhë qytetarët do të kenë mundësi ta injektojnë vaksinën fare pranë shtëpive të tyre.

Presidenti amerikan më herët ka premtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i kthehen normalitetit duke filluar nga data 4 Korrik i këtij viti, ditë në të cilën Amerika feston edhe 245 vjetorin e pavarësisë.

Klan News