Rezultati nuk ndryshoi nga rinumërimi me dorë

Rinumërimi me dorë i votave në Georgia konfirmoi se asnjë manipulim nuk i është bërë rezultatit të zgjedhjeve të 3 Nëntorit gjatë këtij procesi. Demokrati Joe Biden është fitues me një diferencë të ngushtë prej rreth 14 mijë votash ndaj rivalit republikan Donald Trump.

Sekretari i shtetit të Georgia-s, republikani Brad Raffensperger tha se nuk kishte dyshime se ky shtet federal do të certifikojë fitoren e Biden këtë të Premte. Ai pranoi humbjen e kandidatit të partisë së tij në Georgia dhe tha se shifrat nuk gënjejnë.

Trump megjithatë e ka konsideruar të panevojshëm rinumërimin me dorë të votave në Georgia, pasi sipas tij janë hedhur shumë vota me nënshkrime të falsifikuara që duhen hetuar. Por stafi i kandidatit republikan nuk ka paraqitur deri më tani asnjë provë konkrete për këto akuza.

Biden ka siguruar 290 vota në Kolegj, 20 më shumë se numri i nevojshëm për t’u zgjedhur president. Por Donald Trump po bën përpjekje për përmbysjen e rezultatit në 6 shtete federale, prej të cilave mund të sigurojë shumicën e nevojshme në Kolegj për një mandat të dytë presidencial.

Tv Klan