Joe Biden, i gatshëm për bisedime me Iranin



Joe Biden, i gatshëm për bisedime me Iranin

10:40 19/02/2021

SHBA dhe fuqitë evropiane i kanë bërë thirrje Iranit që t’i përmbahet marrëveshjes bërthamore të vitit 2015

Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord për idenë e marrjes pjesë në bisedime me Iranin dhe fuqitë botërore me synimin për të ringjallur një marrëveshje të rëndësishme bërthamore. Irani u zotua të kufizojë programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike sipas marrëveshjes së vitit 2015. Por ish-Presidenti Donald Trump tërhoqi SHBA nga marrëveshja në 2018.

Administrata e Biden bëri premtimin e saj për t’u ri-angazhuar me Iranin mbi marrëveshjen, i njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit. Sipas mediave ndërkombëtare ministri i jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif deklaroi që vendi do të veprojë plotësisht në marrëveshje vetëm pasi të hiqen sanksionet e SHBA.

Irani ka rritur presionin mbi administratën e Biden, duke kërcënuar të bllokojë inspektimet ndërkombëtare të vendeve të tij bërthamore brenda ditësh nëse SHBA. nuk heq sanksionet.

Që kur SHBA u tërhoq nga marrëveshja, Irani ka bërë të ditur se programi i saj bërthamor është paqësor. Kjo ka rritur shqetësimin midis palëve në marrëveshje, të cilët dyshojnë në qëllimet e Iranit.

Si përgjigje SHBA dhe aleatët e saj evropianë Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania  i kanë bërë thirrje Iranit të përmbahet marrëveshjes. Për të treguar mirëbesim, administrata e Biden lehtësoi kufizimet e rrepta të udhëtimit ndaj diplomatëve të Iranit në OKB të imponuara nga Trump. Ai gjithashtu përmbysi përpjekjen e tij për të rivendosur të gjitha sanksionet e OKB ndaj Iranit.

Kur bëhet fjalë për sanksionet amerikane Biden është shprehur se ai do t’i heqë ato pasi Irani të rifillojë pajtueshmërinë me marrëveshjen. Fuqitë e tjera perëndimore e kanë nxitur atë të mos ndërmarrë asnjë hap pasi do të sjellë pasoja të rrezikshme.

Klan News










Të ngjashme