Zëvendës presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën në Beograd, se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, por nuk është hera e parë që ky zyrtar i lartë amerikan u tregua si mbështetës i madh i shqiptareve.

Biden u shfaq si një përkrahës i madh i Kosovës shumë kohë më parë, kur ishte senator. Ja se çfarë tha ai më 28 prill të vitit 2002 në një darkë të organizuar nga lidhja shqiptaro-amerikane.

Joe Biden: “Do të vazhdojë përkushtimin me tërë qenien time të mbaj SHBA-të të involvuara në terren me trupa të cilët mund të shtënë dhe të vrasin për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Ballkan.”

Kjo nuk ishte e tëra, ai diti të jetë edhe më i ashpër.

Joe Biden: “Besoj se është esenciale që trupat amerikane të jenë në terren më armë të mbushura dhe me bajoneta.”

Vitin e kaluar Kosova shpalli pavarësinë dhe deri më tani atë e njohën 60 vende, kuptohet më mbështetjen e fuqishme të amerikanëve. Mirëpo siç kishte thënë Biden 7 vjet më parë, puna nuk përfundoi vetëm më bërjen e shtetit.

Joe Biden: “Definicioni i punës së kryer do të thotë ndërtimi i institucioneve demokratike në rajon përfshi Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe të jenë në rrugë për tu bërë anëtare të NATO-s dhe BE-së. Derisa nuk vjen ky moment nuk do të ketë siguri të vërtetë për shqiptarët që jetojnë në Ballkan.”

Biden njihet si zyrtari i parë i lartë i ndonjë shtetit që i kishte thënë në sy liderit serb Sllobodan Milloshevic se është një kriminel lufte. Pas rënies së këtij të fundit në pushtetit senatori amerikan tha se nuk i beson as Voislav Kostunicës i cili erdhi në pushtet.

Tani zëvendës presidenti i SHBA-ve Biden, merret si një nga politikanët më të zëshëm pro bombardimit të caqeve serbe në Bosnje, e më vonë edhe për sulme ajrore kundër ish-Jugosllavisë në rastin e Kosovës. Për këtë angazhim të tij si shihet nga serbët si armik i tyre./tvklan.al