Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në një takim me mbështetësit e tij u shpreh se premtimet e Donald Trump për koronavirusin janë të pabesueshme. “Ideja që do të ketë një vaksinë dhe gjithçka do të jetë mirë nesër nuk është thjesht racionale, thjesht e paarsyeshme”, u shpreh Biden.

Demokrati deklarat i bëri gjatë një takimi në Pensilvani dhe paralajmëroi se vendi nuk do të kthehej menjëherë në jetën normale edhe nëse një vaksinë koronavirus do aprovohej shpejt.

Biden shtoi se ai nuk i besonte deklaratave të bëra nga Presidenti për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusin dhe e akuzoi atë për politizim të çështjes për hir të rizgjedhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Unë nuk kam besim te presidenti për vaksinat. Unë i besoj Dr Fauci”, tha Biden, duke shtuar se “nëse Fauci thotë se vaksina është e sigurt, unë do ta merrja vaksinën. Ne duhet të dëgjojmë shkencëtarët, jo presidentin”.

Kandidati demokrat për President u shpreh se Trump nuk po menaxhon si duhet situatën e pandemisë dhe shtoi se tashmë do të rritet dhe numrat e të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID./tvklan.al