Joe Biden përsërit apelin ndaj BE-së: Shpejtoni integrimin e shteteve ballkanike


Joe Biden përsërit apelin ndaj BE-së: Shpejtoni integrimin e shteteve ballkanike

21:05 17/07/2021

Kreu i Shtëpisë së Bardhë Joe Biden ka përsëritur apelin ndaj shteteve anëtare të BE-së për rëndësinë e integrimit të shpejte ne familjen evropiane te rajonit te Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi të angazhuar për të adresuar problemet ne prapambetjen demokratike, korrupsionin, populizmin e rremë në shtetet e Bashkimit Evropian ose mes shteteve kandidatëve për anëtarësim në familjen evropiane. Ne theksojmë edhe një herë rëndësinë e integrimit të mëtejshëm të shteteve te Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane”.

Apeli i përsëritur i kreut të Shtëpisë së Bardhe vjen menjëherë pasi shtetet anëtare të BE-së dështuan që të gjejnë një kompromis për miratimin e kornizës negociatore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që do t’i hapte rrugë vendosjes së një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me secilin shtet.

Vendimmarrja e radhës është në muajin Tetor ndaj diplomacia amerikane po rrit presionin që Këshilli Evropian të bindë Bullgarinë të heqë veton ndaj Shkupit në mënyrë që të hapet rruga për negociatat të paktën brenda Dhjetorit.

Klan News







Të ngjashme