Presidenti amerikan Joe Biden është rrëzuar nga biçikleta pranë shtëpisë së tij në Delawere, ku ai dhe bashkëshortja e tij po kalojnë fundjavën.

“Jam mirë”, i tha Presidenti Biden gazetarëve që ishin rreshtuar para shtëpisë së tij dhe po e prisnin.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ndaloi biçikletën për t’i përshëndetur, por papritur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

Agjentët e Shërbimit Sekret, por edhe gazetarë, nxituan për ta ndihmuar. Fatmirësisht asnjë problem serioz.

Biden tha se gjithçka ndodhi pasi atletet i ngecën tek pedalet e biçikletës.

Pas incidentit, reagoi edhe Shtëpia e Bardhë, duke sqaruar se Presidenti 79-vjeçar nuk kishte nevojë për asistencë mjekësore dhe është në gjendje të mirë. /tvklan.al