Joe Biden ka fituar betejën dhe është zgjedhur Presidenti i Shteteve të Bashkuara”. Kështu raporton BBC, duke theksuar se projeksionet e bëra prej tyre nxjerrin Biden fitues në Pensilvani dhe tashmë ai kalon mbi 270 vota elektorale.

Ndërkohë shtohet se Trump e ka humbur garën dhe deklaratat nga zyrtarët e fushatës së tij tregojnë se çështja do shkojë në Gjykatën e Lartë.

Projeksioni i BBC për fitoren e Biden bazohet në rezultatet jozyrtare nga shtetet që tashmë kanë mbaruar me numërimin e votave të tyre dhe rezultatet e pritura nga shtete si Wisconsin ku numërimi po vazhdon.

Deri tani Biden ka fituar më shumë se 73 milion vota, duke u bërë presidenti me më shuma vota në historinë e SHBA-së.

Nëse numërimi vijon në këtë trend atëherë Trump do të bëhet presidenti i parë me vetëm një mandat që nga viti 1990.

Ndërkohë dhe mediat të tjera ndërkombëtare si CCN, Fox News, NBC etj. tjerë raportojnë se Biden është fitues i zgjedhjeve, pasi të gjitha projeksionet flasin në favor të tij.

Edhe vetë Biden ka shpallur fitoren dhe falendeorn të gjithë amerikanët që e zgjodhën.

Demokrati në një postim në mediat sociale shkruan se ai do punojë për vendim dhe do jetë presidenti i të gjithëve, pavarësisht nëse e kanë votuar apo jo.

Biden shpall fitoren: Faleminderit që më zgjodhët, do jem president i të gjithëve

Kandidati për President Joe Biden ka shpallur fitoren pas numërimit të votave në Pensilvani që i japin atij një avantazh kundër Donald Trump.

Në një postim në mediat sociale, teksa ka shpërndarë një video, Biden falenderon amerikanët që zgjodhën që ai të jetë Presidenti i radhës në SHBA.

Jam i nderuar që më keni zgjedhur mua për të udhëhequr vendin tonë të madh. Puna që na pret do të jetë e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem një President për të gjithë Amerikanët – pavarësisht nëse ju keni votuar për mua apo jo.  Unë do të ruaj besimin që ti më ke dhënë”, shkruan Biden.

Më herët mediat amerikane duke iu referuar rezultateve jozyrtare shpallën Biden President, pasi ai arriti që të marrë dhe shtetin e Pensilvanisë duke shkuar në 273 vota elektorale.

Trump nuk pranon fitoren e Biden: Do shkojmë në gjykatë

Presidenti i SHBA, Donald Trump, nuk ka pranuar rezultatin e projeksioneve të mediave amerikane, të cilat i japin fitoren Joe Biden dhe e shpallin atë humbës.

Në një reagim, Trump akuzon Biden se ai po nxitohet me shpalljen e fitores dhe shton se rezultatet në shumë shtete do të dërgohen në gjykatë.

Duke filluar të hënën, fushata jonë do të fillojë ndjekjen penale të çështjes sonë në gjykatë për të siguruar që fituesi i ligjshëm të ulet” tha Trump në një deklaratë.

Drejtuesit e fushatës së republikanit kanë ngritur padi në disa shtete ku fitorja e Biden është shumë e ngushtë dhe pretendojnë se janë manipuluar votat me postë. Po ashtu ata shprehen se vëzhguesit e tyre nuk janë lejuar që të jenë të pranishëm në qendrat e votimit.

Por edhe pse rezultati ende nuk është zyrtar, sërish në kampin demokrat është shpallur fitorja dhe kanë nisur urimet e para për Joe Biden dhe e quajnë atë Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara. Vetë Biden ka thënë se ai është President dhe do u shërbejë të gjithë amerikanëve.

Harris dhe Clinton urojnë Biden për fitoren

Rezultati i zgjedhjeve në SHBA ende nuk është zyrtar, por në kampin demokrat ka nisur festa. Zëvendës Presidentja Kamala Harris ka publikuar një video në mediat sociale, teksa ajo telefon Joe Biden dhe e uron për fitoren.

Ia dolëm, ju jeni Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe”, dëgjohet të thotë Harris. Siç duket dhe nga video ajo ka qenë duke bërë vrap në një park dhe at ka marrë lajmin se kanë mundur Donald Trump.

Ndërkohë një reagim për Biden ka ardhur dhe nga kandidatja demokrate në zgjedhjet e vitit 2016, Hillary Clinton.

Votuesit kanë folur dhe ata kanë zgjedhur Joe Biden dhe Kamala Harris. Është një fitore historike, një refuzim për Trump dhe një faqe e re për Amerikën. Faleminderit të gjithëve që na ndihmuar për të realizuar këtë”, është ky një postim i Clinton.

Ndërkohë në sheshet kryesore në SHBA ka nisur festa, ku demokratët janë mbledhur dhe brohorisin për fitoren e Biden.

Biden zgjidhet President i SHBA, Obama: Fitore historike

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barcak Obama, ka reaguar pas fitres së Joe Biden. Në një postim në mediat sociale, Obama shprehet se është shumë krenar dhe e quan një fitore historike.

Jam shumë krenar të përgëzoj Presidentin tonë të ardhshëm, Joe Biden, dhe Zonjën tonë të Parë, Jill Biden. Unë gjithashtu jam krenar të përgëzoj Kamala Harris dhe Doug Emhoff për zgjedhjet novatore të Kamala si Nënkryetari ynë i ardhshëm.

Në këto zgjedhje, në rrethana të veçanta, Amerikanët dolën në numër për të votuar më shumë se kurrë. Dhe sapo të numërohet çdo votë, Presidenti i Zgjedhur Biden dhe Zëvendës Presidenti i Zgjedhur Harris do të kenë fituar një fitore historike dhe vendimtare”, shkruan ndër të tjera Obama.

Postimin e tij për fitoren, ish-Presidenti e shoqëron me një foto ku është bashkë me Biden dhe janë të qeshur.

Liderët e Evropës urojnë Biden për fitoren: Presim të bashkëpunojmë

Edhe pse nuk është shpallur zyrtairsht President i SHBA, Joe Biden ka arritur të marrë vëmendjen të gjithë lidërve të botës.

Pas rezultateve paraprake, Biden ka marrë urime nga Presidentët dhe Kryeministrat në Evropë. Kryeministri i Britanisë së Madhe në një reagim në mediat sociale shkruan se  mezi pret që të punojë me administratën e re në SHBA.

Në një reagim, Presidenti i Francës Emmanuel Macron shkruan se “Amerikanët kanë zgjedhur Presidentin e tyre. Urime Joe Biden dhe Kamala Harris! Kemi shumë për të bërë për të kapërcyer sfidat e sotme. Le të punojmë së bashku!”

Edhe liderët e Bashkimit Evropian kanë dërguar mesazhet e tyre të urimit. Presidentja e Komisionit Evropian shkruan se  është gati të punojë me Presidentin e ri të SHBA.

Po të njëjtin mesazh ka dërguar dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Micheal, si dhe Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli.

REDAKSIA E TVKLAN.AL