Relakson më shumë dhe promovon prodhimin vendas

Joga është një displinë shumë efikase sportive, por në Riga të Lituanisë ajo shoqërohet me birrë.

Sado kontradiktore mund të duket kjo, instruktorja Sendija Gabriela thotë se miksimi i ushtrimeve fizike me alkoolin ndihmon në një relaksim më të madh të muskujve dhe mendjes.

Sasia e alkoolit sigurisht duhet të jetë e moderuar, teksa shishja e birrës shërben edhe si peshë për të shoqëruar ushtrimet.

Ka edhe këndvështrime pragmatiste, që sugjerojnë se është më  e shëndetshme të konsumosh birrë duke berë sport se sa i ulur në karrige.

Pas gjithë kësaj, ka edhe nje tjetër qëllim, promovimin e birrës vendase.

Tv Klan