John Legend, mashkulli më seksi në planet

John Legend, mashkulli më seksi në planet

23:56 13/11/2019

Këngëtari vlerësohet nga revista People për  2019

Deri tani e kemi parë si aksesor të bashkëshortes së tij, top modeles Chrisi Tigen në sete fotosh të ndryshme, por asnjëherë protagonist për pamjen e tij. Por mashkulli më seksi në planet për 2019 është John Legend.

Nuk ka muskuj, dhe nuk ka qenë ndonjëherë ëndrra e çdo femre, por revista People e ka vlerësuar për buzëqeshjen e çiltër, ndrojtjen që duket se do ta ruajë përjetësisht, dhe ëmbëlsinë e portretit.

Vetë muzikanti nuk e beson që është pasues i Idris Elba. Madje poston këtë foto në rrjetet sociale, duke ironizuar veten dhe duke falenderuar revistën për vlerësimin.

Ka një problem tashme Legend, thotë se duhet të përballet me shikimin e të gjithëve që do të mendojnë, është apo jo kaq seksi?

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi