Këngëtari kishte 7 vite që nuk performonte në festivalin e njohur të muzikës

Kantautori amerikan John Legend u rikthye në Festivalin e Xhazit në Montreux, shtatë vite pas paraqitjes së tij të fundit në festivalin e famshëm muzikor të mbajtur në Gjenevë.

Fituesi i çmimit Grammy emocionoi fansat duke përformuar disa nga këngët e tij më të njohura si  “Dope”, “Penthouse Floor” dhe hitin “All of Me”, në videoklipin e të cilit është vetë artisti dhe partnerja e tij Chrissy Teigen.

Muzikanti  performoi edhe këngë jashtë repertorit të tij “Feeling Good” të Nina Simone, si dhe “Encore” të Jay-Z, “American Boy” të Estelle dhe “You Don’t Know My Name” të Alicia Keys.

Në rrjetet e tij sociale këngëtari shprehu mirënjohjen për të gjithë fansat e tij të cilët ishin të pranishëm aty për të.

Edicioni i 56-të i këtij festivali erdhi kësaj here me një format të ri, pasi skena të reja u hapën për të gjithë frekuentuesit e festivalit të njohur.

Klan News