Nuk kanë të sosur telashet për Johnny Depp.

Pas divorcit traumatik me Amber Hard dhe mashtrimit me miliona nga ish-agjencia e tij “The Management Group”, “Pirati i Karaibeve” është paditur nga dy ish-truprojat e tij, të cilët e akuzojnë për mosdhënie të pagave, punë ekstra dhe “ambient pune toksik”.

Eugene Arreola dhe Miguel Sanchez, të cilët punuan për Depp deri në vitin 2016, detyroheshin të bënin shpesh rolin e dadove, të punonin si shoferë për të gjithë familjen dhe të drejtonin makina, të cilat përmbanin substanca të ndaluara.

Dhe nuk mbaron me kaq… Dy rojet thonë se shpesh herë janë detyruar të mbrojnë aktorin nga veset e tij, si në rastin kur u është dashur të pastrojnë Depp nga gjurmët e drogës brenda një klubi nate.

Tani, që të dy, kërkojnë shumën e orëve të punës jashtë orarit, paratë e ushqimit dhe ditët e pushimit të papaguara.

Tv Klan