Johnny Depp drejt tërheqjes nga aktrimi


Johnny Depp drejt tërheqjes nga aktrimi

20:36 06/11/2020

Johnny Depp ka hequr dorë nga roli i tij në filmin “Fantastic Beats”, vendim që është një sinjal për tërheqje nga aktrimi. Vendimi i aktorit vjen pas humbjes së gjyqit me “The Sun” që e akuzonte se kishte dhunuar ish-gruan e tij, duke u shpallur fajtor.

Vendimi për tërheqje nga roli në filmin më të fundit, Depp e ka bërë publik me anë të një letre drejtuar fansave të tij.

Ai shprehet se kishte kërkuar të mos luante rolin si Gellert Grindelwald. Po ashtu ai ka komentuar dhe vendimi ne gjykatës, duke thënë se do ankimojë, pasi gjithçka është e paimagjinueshme.

Ndërkohë dhe studioja e filmit Warner Bros konfirmoi largimin e Depp dhe tha se roli i tij do të luhej nga dikush tjetër.

Ne falënderojmë Johnny për punën e tij në filmat e deritanishëm“, shkruhet në deklaratën e kompanisë./tvklan.al








Të ngjashme