Johnny Depp u paraqit këtë javë në premierën botërore të filmit “Murder On The Orient Express” në Londër.

Gjatë prezantimit në tapetin e kuq përballë qindra mbështetësve, ylli hollywoodian dukej sikur nuk qëndronte në këmbë, duke rritur dyshimet e mediave se ai ishte i dehur.

Sipas “The Sun”, në daljen bashkë me yje të tjerë si Judi Dench, Penelope Cruz apo Kenneth Branagh, aktori 54-vjeçar dukej i pavetëdijshëm.

Depp mësohet se kishte pasur një natë të ngarkuar deri në orët e para të mëngjesit.

Problemet me pijen, nisën për aktorin pas ndarjes nga ish-bashkëshortja Amber Heard. Ata u martuan në shkurt të vitit 2015, por marrëdhënia e tyre u shoqërua nga momente të shumta dhune, të shkaktuara pikërisht nga problemet me alkoolin që kishte Johnny Depp. /Tv Klan