Johnny Depp mund të vishet sërish si pirat. Pasi fitoi betejën ligjore për shpifje ndaj ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, 59-vjeçari mund të rimarrë rolin e protagonistit në seritë e reja të “Piratit të Karaibeve”.

Mediat amerikane shkruajnë ylli i kinemasë hollivudiane është në bisedime me shtëpinë e famshme të filmit Disney për një ofertë që i është bërë atij me vlerë 300 milionë dollarë.

Ai ka qenë protagonist në të 5 seritë e publikuara nga viti 2003 deri në 2017-ën. Depp rrezikonte të përjashtohej nga Hollivudi, nëse do të shpallej fajtor ndaj akuzave për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, në gjyqin që u përmbyll më herët gjatë këtij viti në Virxhinia.

Tv Klan