Joelle Rich e ka ndihmuar nëpër gjyqe

Pasi fitoi gjyqin për shpifje ndaj ish-bashkëshortes, është koha për një romancë të re për Johnny Depp-in. Protagonisti i Piratit të Karaibeve është në një lidhje me avokaten londineze Joelle Rich.

Këtë e konfirmojnë burime të së përditshmes britnaike Daily Mail, që shkruan se 37-vjeçarja e ka përfaqësuar atë në një betejë ligjore në vitin 2020, e po ashtu e ka qëndruar me të në Virxhinia gjatë muajve Prill dhe Maj, kur zhvillohej procesi i Johnny Depp-it ndaj Amber Heard-it.

Rich, nënë e dy fëmijëve, është në proces ndarje nga bashkëshorti i saj, financieri Jonathan Rich. Joelle është po ashtu pjesë e studios ligjore ndërkombëtare Shillings, klientë të së cilës janë edhe Princi Herri dhe bashkëshortja e tij Meghan Marcle.

Tv Klan