Johnny Depp është paditur për shkak se sulmoi një anëtar të ekuipazhit gjatë xhirimeve të  filmit të ardhshëm City of Lies, një film i cili do të dokumentojë hetimet e policisë mbi vdekjen e Biggie Smalls dhe Tupac Shakur, në Prill të vitit 2017, kur ndodhi vrasja e dyshuar.

Sipas padisë, Depp kishte punësuar dy miq të tij për të xhiruar një skenë dhune jashtë një hoteli në Los Anxhelos.  55-vjeçari pretendon se i ka kërkuar Brooksit, mikut të tij të zgjasë lejen e nevojshme për të xhiruar ende jashtë, por mesa duket kjo nuk ishte e mundur për shkak se kishte kaluar leja zyrtare në të cilën mund të xhironin në qytet. Sipas dokumenteve ligjore, ai dyshohet se kishte grushtuar Brooks dy herë rreth brinjëve për të stimuluar skenën e dhunës të cilën ai dëshironte të realizonte.

“Unë do t’ju jap $ 100,000 për të më gjuajtur në fytyrë tani”, kishte deklaruar Deep, por mesa duket Brooks nuk reagoi. Ai gjithashtu pohon se Deep ishte i dehur.  Ylli i filmit ‘Piratët e Karaibeve’ aktualisht është i përfshirë në një betejë ligjore me ish-menaxherët e tij dhe ish-avokatët, duke pretenduar se e mashtrojnë dhe i vjedhin miliona Dollarë.

Klan Plus