59-vjeçari u shfaq i veshur si “njeriu hënor” para miliona shikuesve

Aktori i njohur Johnny Depp, ka surprizuar fansat e tij me një paraqitje surprizë në MTV Video Music Awards 2022.

59-vjeçari u shfaq në mënyrë dixhitale i vendosur në helmetën e astronautit, i veshur si maskota e shfaqjes, njeriu hënor, duke marrë sërish një vëmendje të jashtëzakonshme.

Dhe e dini çfarë? Më duhet puna, thjesht dua që ju ta dini, se jam i disponueshëm për ditëlindje, dasma, çdo gjë që ju nevojitet… Gjithçka”, është shprehur me shaka aktori.

Më vonë, Depp zbriti nga skena për të performuar një shfaqje tjetër.

Hej VMA, le të kthehemi drejt e tek muzika apo jo?”, është dëgjuar të këtë thënë aktori .

Ylli hollivudian ka fituar gjatë gjithë karrierës së tij pesë statuja të “Moonma”’, duke përfshirë çmimet për “Performancën më të mire”, çmimin për “Yllin Global” dhe çmimin e “Gjeneratës”.

Klan News