Aktori i njohur, Johnny Depp, pritet të mbërrijë të mërkurën në Beograd për premierën e serialit të tij të animuar të prodhuar në Serbi “Pafini”, nga “Archangel Studio”.

Ai do të kalojë vetëm 24 orë, ku do të ketë një axhendë super të ngjeshur. Në mesin e shumë gjërave, Depp do të ketë edhe një konferencë për mediat, më pas do të ketë një turne në studion e “Archangel Studio”.

Sakaq sipas mediave serbe, aktori do të ketë rdhe një darkë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kujtojmë, që kjo nuk është hera e parë që aktori po e viziton Serbinë, pasi fillimisht ai ishte në vitin 1992.

Klan News