Sondazhet japin një diferencë të ngushtë mes rivalëve

Boris Johnson dhe Jeremy Corbyn zhvilluan të parën përballje televizive të kësaj fushate elektorale, mbrëmjen e të martës. Një përballje që tregoi se mes dy rivalëve për kryeministër të Britanisë së Madhe do të ketë një garë tepër të ashpër. Sondazhet pas debatit treguan një garë tepër të ngushtë të fituar nga kryeministri aktual, me një diferencë të ngushtë prej 2%.

Debati u ndez pikërisht për çështja e Brexit-it, arsyeja e zgjedhjeve të parakohshme të 12 Dhjetorit. Kryeministri Johnson i kërkoi kryeopozitarit Corbyn të pozicionohet qartë nëse është pro apo kundër daljes së Britanisë nga BE.

“Unë i dua të 27 vendet anëtare të BE-së, sepse pranuan një marrëveshje fantastike. Por unë e pyes liderin e opozitës nëse ai do të bëjë fushatë për të qëndruar në apo për të dalë nga BE”.

Corbyn la të kuptohet se preferon të qëndrojë.

“Mendoj që personi që admiroj më shumë në botë aktualisht është Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres, i cili po përpiqet ta mbajë globin të bashkuar”.

Mes një audience të madhe prej 7 milionë shikuesish, 63% mbështetën kryeministrin në këtë çështje. Konservatorët kryesojnë sondazhet e zgjedhjeve me 45% kundrejt 27% të laburistëve.

Tv Klan