Si paraqitet gjendja shëndetësore e kryeministrit britanik

Kryeministri britanik Boris Johnson e ka kaluar natën në kujdes intensiv në një spital në Londër pasi simptomat e tij të koronavirusit u përkeqësuan.

BBC” raporton se Johnson, 55 vjeç, mbrëmjen e së dielës u shtrua në spital, ndërsa mbrëmjen e së hënës u fut në terapi intensive. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 ditë që pas infektimit, ai vijon të ketë sërish simptoma, përfshirë temperaturë të lartë.

Drejtuesit botërorë, përfshirë Presidentin e SHBA Donald Trump dhe Presidentin Francez Emmanuel Macron, kanë shprehur mbështetjen e tyre për Johnson. /tvklan.al