Boris Johnson kërkon ridiskutim të marrëveshjes së Brexitit me Brukselin. Shefi i qeverisë britanike i dërgoi një letër presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk ku ndër të tjera e konsideron ruajtjen e lëvizjes së lirë në kufirin e Irlandës si të paqëndrueshme dhe anti-demokratike.

Boris Johnson, kryeministër i Britanisë se Madhe: Është anti-demokratike dhe në mospërputhje me sovranitetin e Mbretërisë së Bashkuar si shtet. “Backstopi” e bllokon Britaninë, me shumë mundësi përgjithmonë, në një marrëveshje ndërkombëtare që na detyron të aplikojmë një hapsirë të gjerë rregullashe të tregut të përbashkët në Irlandën e Veriut. Marrëveshja rrënjos një traktat për vendosjen e një kufiri të dukshëm mes Irlandës së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo që njihet ndryshe me termin “ Backstopi ” është një prej pikave të marrëveshjes që parashikon që Irlanda e Veriut të ruajë të njëjtat standarde për mallrat me ato të Bashkimit Europian. Mallrat që hyjnë nga Britania t’i nënshtrohen kontrolleve të bazuara në këto standarde, pavarësisht se Irlanda e Veriut është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. I të njëjtit qëndrim është edhe Komisioni Europian.

Në një bisedë telefonike me Boris Johnson, kryeministri i Republikës së Irlandës, Leo Varadkar tha se marrëveshja që u arrit nga Tereza Mei është e panegociueshme. Johnson do të udhëtojë të mërkurën dhe të enjten drejt Berlinit e Parisit për të diskutuar me Merkelin e Macronin për këtë çështje.

Tv Klan