Kryediplomati britanik Boris Johnson është zyrtari europian i radhës që do të përpiqet të bindë Trumpin të mos tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Ai mbërriti në Uashington ku do të takohet me shefin e Shtëpisë së Bardhë. Duke folur për të përditshmen “New York Times”, Johnson tha se marrëveshja ishte e vetmja mënyrë diplomatike për ta mbajtur Iranin larg armëve bërthamore.

Të dielën, presidenti iranian Rohani paralajmëroi Uashingtonin për një pendesë historike nëse tërhiqet nga marrëveshja. Muajin e kaluar, presidenti francez dhe kancelarja gjermane u takuan me Trumpin në Uashington me të njëjtin qëllim. Por shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk pranoi të ndryshojë qëndrimin e mëparshëm kur e quajti marrëveshjen “të tmerrshme”. Vendimin për tërheqje pritet ta zyrtarizojë të shtunën.

Tv Klan