Gati plani për vaksinimin e shpejtë me doza përforcuese

Britania e Madhe rrezikohet nga shpërthimi i një vale të re të koronavirusit, e ushqyer nga varianti i ri Omikron. Paralajmërimin e bëri kryeministri britanik Boris Johnson, i cili paralajmëroi se rreziku që i kanoset vendit nga kjo valë është edhe më i madh se ato të deritanishmet. Shpëtimin e sheh tek përshpejtimi i injektimit të dozave përforcuese.

“Shkencëtarët tanë nuk mund të thonë nëse Omikron ka pasoja më pak të rënda. Por edhe nëse kjo faktohet, ne e dimë tashmë që është më ngjitës. Prandaj një valë e re tek ata që nuk kanë marrë dozat përforcuese rrezikon të shtojë shtrimet në spitale përtej kapaciteteve të sistemit tonë shëndetësor dhe kjo mund të shkaktojë fatkeqësisht shumë vdekje”.

Në fundjavë, zyrtarët e shëndetësisë thanë se në spitale ishin shtruar të prekurit e parë nga Omikron, për shkak të komplikacioneve që u kishte shkaktuar infektimi me variantin e ri. Ekspertët paralajmërojnë se shtrimet mund të arrijnë shifrën e lartë deri në 1 mijë në ditë.

Ata thonë se doza përforcuese është tashmë edhe më e nevojshme për të përballuar variantin e ri, pasi me dy doza niveli i mbrojtjes me dy doza nuk është shumë efektiv ndaj Omicronit. Veç Britanisë së Madhe, vendet europiane nuk kanë njoftuar deri më tani të shtruar në spitale me variantin e ri.

Tv Klan